“Na nxirrni jashtë!” – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus – thyejnë xhamin

“Na nxirrni jashtë!” – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus – thyejnë xhamin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të martën në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ku disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd–Tiranë janë mbajtur të mbyllur në një autobus në pistën e aeroportit, në kushte të papërshtatshme.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga gazetari Blendi Fevziu tregojnë pasagjerët duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë nga autoritetet jashtë autobusit, ndërsa brenda mjetit kishte temperatura shumë të larta dhe mungonte ajrosja apo kondicioneri.

“Një sjellje e papranueshme dhe çnjerëzore ndaj pasagjerëve shqiptarë. Nëse keni pamje të tjera si këto, më dërgoni personalisht”, shkruan Fevziu në postimin e tij, duke bërë apel për më shumë dokumentim të rasteve të tilla.

Deri në këtë moment, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet e aeroportit në Beograd lidhur me këtë incident, ndërsa nuk dihet ende nëse pasagjerët kanë marrë ndonjë trajtim mjekësor apo ndihmë nga autoritetet serbe.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe shqetësim të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë dënuar mënyrën e trajtimit të pasagjerëve shqiptarë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button