Nacionalisti Orban: Papa më frymëzoi për vlerat familjare

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, tha të premten se takimi i tij me Papa Françeskun e ka inkurajuar që ta vazhdojë mbrojtjen e familjes tradicionale, ndonëse ata i shmangën komentet për dallimet që kanë rreth imigrimit.

Në pushtet që nga viti 2010, Orbani e ka portretizuar veten si shpëtimtar të kulturës hungareze nga imigrimi i myslimanëve në Evropë dhe si mbrojtës i vlerave të krishtera kundër liberalizmit perëndimor, shkruan Reuters.

Kjo i ka siguruar popullaritet brenda vendit, ndonëse përballet me sjellje potencialisht të vështira vitin e ardhshëm. Pavarësisht popullaritetit, Orbani është përballur me kritika nga grupet për të drejtat e njeriut dhe aktivistët e komunitetit LGBT.

“Takimi më dha inkurajim shumë të fuqishëm. Ati i shenjtë e bëri të qartë se lufta që ne po e bëjmë për t’i mbrojtur familjet është përpjekja më e rëndësishme sa i përket të ardhmes së Evropës”, tha kryeministri hungarez për radiostacionin publik.

Vitin e kaluar, Hungaria e ndryshoi definicionin e familjes në kushtetutë, duke e ndaluar në mënyrë efektive adoptimin e fëmijëve nga çiftet homoseksuale. Kjo u cilësua fitore për konservatorët, por u kritikua si veprim nga grupet për të drejtat e njeriut.

Orbani deklaroi se Papa i ka thënë gjatë takimit 40-minutësh që nuk duhet të ketë debat rreth argumentit për njësinë tradicionale të familjes. “Ai tha se familja përbëhet nga një baba, një nën dhe fëmijët, pikë”, tha politikani i njohur për qëndrimet e tij edhe kundër BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button