Naço refuzon ofertat e majme të Interit dhe Bajer Leverkuzenit

Naço, kapiteni dhe mbrojtësi i Real Madridit, ka vendosur të rinovojë kontratën me “Los Blankos”. Lajmin e konfirmojnë mediat vendase. 34-vjeçarit spanjoll, që përgjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me Real Madridin, i skadon kontrata më 30 qershor. Prej kohësh përflitej për një largim të tij nga Madridi, teksa ofertat nuk mungonin.

Interi dhe Bajer Leverkuzeni ishin interesuar për Naço, si një përforcim i rëndësishëm për aventurën e tyre europiane. Madje duke bërë oferta të mira, por lojtari ka vendosur të rinovojë edhe me një vit kontratën.

Trajneri Ançeloti ia kishte lënë të hapur derën për të qëndruar, duke deklaruar më herët se do të ishte vetë Naço ai që do të vendoste. Gjithsesi, ai ishte i mirëpritur të qëndronte dhe këtë gjë vendosi të bëjë.

LEXO EDHE:

Back to top button