Nadal: Alkaraz dhe Siner do të dominojnë për shumë vite në botën e tenisit

Sezoni 2024 në tenis për meshkuj ka patur si protagonistë dy tenistë: spanjollin Karlos Alkaraz dhe italianin Janik Siner. Të dy kanë fituar nga dy grand slam, dukle zbritur përfundimisht nga froni edhe Novak Gjokoviçin, i fundit që mbijetoi nga epoka e dikurshme. Për tenistin spanjoll Rafael Nadal, kjo dyshe do të dominojë gjatë skenën në këtë sport.
“Sot për sot, Alkaraz dhe Siner janë mbi të gjithë të tjerët. Nuk kam dyshimm madje Karlos do të bëhet një nga tenistët më të mirë në histori”, u shpreh Rafael Nadal për mediat.
Dy tenistët dominojnë edhe në renditjen botërore, me italianin që është “numri 1” dhe spanjollin që synon ta zbresë nga froni.
“Mendoj se Alkaraz është një hap më përpara se Sineri dhe mbetet favoriti kryesor për të fituar çdo turne ku merr pjesë”, tha në fund Nadal.