Mesfushori portugez beson se mund të zëvëndësojë denjësisht Rodrin e lënduar

Portugezi Mateus Nunjes ka këmbëngulur se ai mund të plotësojë boshllëkun e lënë në mesfushën e Man. Sitit pas dëmtimit afatgjatë të Rodrit. 26-vjeçari ka mbërritur te “citizens” verën e vitit të kaluar, por është aktivizuar pak nga Pep Guardiola. Ai u transferuar për 60 milionë euro nga Vulverheptoni, duke luajtur deri më tani 33 ndeshje me fanellën e Man. Sitit (1 gol).

“Tek Vulverheptoni kam luajtur më shumë si anësor dhe vitin e kaluar këtu kam luajtur më shumë si 10. Gjithsesi, kur kam luajtur për Sporting më herët kam qenë gjithmonë në “pivot të dyfishtë”. Kështu që, tani jam mësuar me çdo pozicion”, tha Nunjes për mediat britanike.

 

Ai është aktivizuar në 3 ndeshje në Premier këtë sezon.

 

“Përpiqem ta ndihmoj skuadrën sa herë që trajneri më fut në fushë, por e di që edhe djemtë e tjerë janë gati sepse ne kemi shumë cilësi në skuadër”, u shpreh portugezi. Do të na duhet të mbushim boshllëkun sepse është një humbje e madhe. Jam i bindur se kushdo që është në fushë do të performojë mire. Ne kemi treguar se nëse ndonjë lojtar është jashtë, ne kemi një tjetër që është gati dhe ka cilësi të lartë për të luajtur. Vitin e kaluar ndodhi me Haaland dhe De Bruyne, por ne arritëm të fitonim. Këtë vit është e njëjta gjë”, tha Nunjes.

LEXO EDHE:

Back to top button