Nadal deklason Gjokoviqin, që zgjëron epërsinë në “ATP”?!

Rafael Nadal deklasoi Novak GJokoviqin në finale të “Roland Garrosin”, mirëpo tenisti serb zgjëroi epërsinë në kreun e listës “ATP”. Nadal arriti që të mbrojë pikët e arkëtuar të sezonit të kaluara me triumfin në finale, ndërsa Gjokoviqi shtoi 480 pikë, pasi që vitin e kaluar u eliminua në çerekfinales.

Gjokoviqi nisi javën e 290 në kreun e listës ATP dhe pa marë parasysh se çka ndodh, ai do të qëndtojë në këtë pozitë deri në fund të këtij vit, duke pretenduar që deri në muajin mars të vitit 2021 të parakalojë rekordin e Federerit me 310 javë në vendin e parë në listën e ATP-së.

Kërcim më të lartë në ATP ka bërë gjysmëfinalist i turneut në Paris, Diego Shvarzman, pasi që u ndal në vendin e 8-të, që është hera e parë që qëndron në Top 10-shin e ATP-së. Njëjtë si edhe Shvarzmani është edhe rusi Andrej Rublov, që u ndal në çerekfinale të Roland Garrosit nga Stefanos Cicipas.

LISTA ATP

  1. Novak Gjokoviq             11.740
  2. Rafael Nadal                   9.850
  3. Dominik Tiem                  9.125
  4. Roxher Federer               6.630
  5. Stefanos Cicipas             5.925
  6. Danil Medvedev              5.890
  7. Aleksandar Zverev          4.650
  8. Diego Shvarzman           3.180
  9. Mateo Beretini                3.075
  10. Andrej Rublov                2.974

LEXO EDHE:

Back to top button