Nadal nis mbarë turneun në Melburn, fiton edhe Radukanu

Ka nisur sot grand slam i “Australian Open”-it në tenis. Kampioni në fuqi, spanjolli Rafael Nadal, e nisi me fitore aventurën e tij, duke mundur 3-1 (7-5, 2-6, 6-4, 6-1) britanikun Xhek Drejper. Fiton edhe polaku Hubert Hurkaç (numri 10 në botë), që mposhti 3-0 spanjollin Martinez.

Nuk zhgënjen italiani Janik Siner, që mundi 3-0 britanikun Edmund, ndërsa kanadezi Denis Shapovalov, eliminoi 3-1 serbin Lajovic. Në raundin e dytë avancojnë edhe rusi Karen Kaçanov e amerikani Sebastian Korda.

Te femrat, tenistja amerikane Koko Gauf, mundi 2-0 (6-1, 6-4) çeken Siniakova, ndërsa grekja Maria Sakeri eliminoi kinezen Jan, duke fituar 2-0 (6-1, 6-4). Në raundin e dytë avancojnë edhe amerikanet Xhesika Pegula, Daniele Kolins e Sofia Kenin.

Me sukses e nis këtë aventurë edhe britanikja Ema Radukanu, që mundi 2-0 gjermanen Korpataç, ndërsa çekja Barbora Krejçikova eliminoi patrioten e saj Bejlek. Kualifikohen edhe kanadezja Bianca Andresku, estonezja Julia Ostapenko e çekja Petra Kvitova. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button