Nadal, Zverev dhe Cicipas, në raundin e dytë në Romë

Rafal Nadal vazhdon me sukses paraqitjet në turneun në Romë dhe së fundit ka mposhtur Xhon Iznerin me rezultatin 2:0 në sete (6:3 dhe 6:1) për të kaluar edhe raundin e dytë në Romë.

Kundërshtari i radhës për spanjollin do të jetë kanadezi Denis Shapovalov, një dueli që vjen në kuadër të raundit të tretë. Nadal ka një rekord pozitiv në përballjet direkte me Shapovalovin, me katër fitore e një humbje.

Zverev në anën tjetër mori fitore ndaj Sebastian Baez (7:6(6), 6:3), kurse në raundin e tretë përballet me Aleks de Minaur.

Cicipas në anën tjetër luftoi fort për fitoren e tij, duke kthyer dy pikë të fitores, për të marrë fitoren e tretë kundër Grigor Dimitrov, me 6:3, 5:7 dhe 7:6(4).

LEXO EDHE:

Back to top button