Të premtën nis edicioni i ri i “Ligës së Diamantit”

Më 13 maj, do të nis edicioni 2022 i Ligës së Diamantit në sportin e atletikës, turneu më i rëndësishëm i garave të pistës, që do të zhvillohet anembanë botës. Etapa e parë nga ato 13 të planifikuara do të zhvillohet në Doha, ndërsa e fundit do të jetë më 7-8 shtator, në Zvicër.

Ky event mbledh atletët më të mirë në botë, që garojnë për triumfin final (premio e lartë financiare), duke grumbulluar pikë në të gjitha eventet.

Në këtë event kanë marrë pjesë ndër vite edhe atletët shqiptarë, veçanërisht Luiza Gega, që ka bërë paraqitje të mira.

Etapat e Ligës së Diamantit

13 maj, Doha (Katar)

21 maj, Birmingham (Angli)

28 maj, Eugene (Amerikë)

5 qershor, Rabat (Marok)

9 qershor: Roma (Itali)

16 qershor, Oslo (Norvegji)

18 qershor, Paris (Francë)

30 qershor, Stokholm (Suedi)

6 gusht, Silesia (Poloni)

10 gusht, Montekarlo (Monako)

26 gusht: Lozanë (Zvicër)

2 shtator, Bruksel (Belgjikë)

7-8 shtator, Cyrih (Zvicër)

LEXO EDHE:

Back to top button