Nagellsman, braktis Lajpcigun për bavarezët

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Julian Nagellsman do të jetë trajneri i ri Bajern Munihut. Njëri ndër trajnerët më të talentuar në Evropë dhe gjiganti bavarez u dakorduan shpejt dhe Nagellsman do të ulet në pankinën e kampionit të Bundesligës, në vend të trajnerit aktual Hansi Flik, i cili largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

 

Tani mbetet që Bajerni të merret vesh me Lajpcigun, i cili sipas mediave gjermane, ka kërkuar 30 mln euro dëmshpërblim. Në këtë mënyrë, Nagelsman do të bëhej trajneri më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, duke dyfishuar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Andre Vijash Boash, të cilin Çellsi e bleu nga Porto në vitin 2011 për 15 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button