Nagelsman shpjegon diferencën mes Bajernit e Barcelonës

Bajern Munihu nuk tregoi aspak mëshirë për Barcelonën dhe i mposhti katalanasit në “Camp Nou” me rezultatin 0-3. Pas ndeshjes, trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann tregoi edhe diferencat mes skuadrës së tij dhe asaj spanjolle. Sipas 35-vjeçarit, Barça është një ekip i së ardhmes ndërsa shtoi se të besuarit e tij kaluan me sukses provimin.

“Luajtëm me shumë durim, e dimë që Barcelona luan një futboll të mirë. Ishim perfekt në aspektin difensiv, të mos pësonim gol ishte e rëndësishme. Ishte një test të cilin e kaluam me sukses, u shfaqëm efikas në rastet e krijuara dhe në këtë prizëm zhvilluam një ndeshje të madhe.

 

Diferencat mes Barçës dhe Bajernit?

Në këtë ndeshje nuk është se Barcelonës i mungoi intensiteti, por ishim ne më agresivë. Ata kanë një ekipi së të ardhmes, janë një skuadër shumë e mirë dhe me shumë talent në organikë. Jam i sigurt se do të bëjnë shumë mirë në Liga Europa,”, u shpreh Nagelsmann.

LEXO EDHE:

Back to top button