“MTEL” fillon me telefoni, internet dhe TV në Maqedoni

“MTEL” fillon me telefoni, internet dhe TV në Maqedoni

MTEL, anëtare e grupit Telekom Serbia, nga sot filloi të ofrojë telefoni celulare, internet dhe një paketë shërbimesh të tjera, përfshirë televizionin satelitor. Siç njoftoi kompania, një nga avantazhet kryesore është se ata janë i vetmi operator telekomunikues, që ofron përfitime dhe akses në përmbajtje ekskluzive digjitale për përdoruesit e tij pa parapagesë. Drejtori i përgjithshëm i Telekom Serbisë, Vladimir Luçiq, njoftoi sot nga Shkupi se MTEL, së shpejti do të ketë investime të reja, vende të reja pune dhe zgjerim të rrjetit të partnerëve vendorë. Telekom Serbia, tashmë ofron shërbime në fushën e telefonisë mobile, internetit dhe televizionit për më shumë se 11 milionë përdorues në rajon dhe Evropë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button