Nagelsman “urdhëron”, sulmuesi polak me reagim fantastik

Robert Levandovski duket se do të largohet nga Bajern Munihu këtë verë, pas disa komenteve të forta për klubin. Levandovski ka shënuar plot 344 gola për gjigantin gjerman, por është në kërkim të një aventure të re pasi i ndihmoi ata drejt një titulli tjetër të Bundesligës.

33-vjeçari ka qenë thjesht fantastik gjatë tre sezoneve të fundit, ndërsa ishte jashtëzakonisht i pafat që nuk iu dhurua Topi i Artë në vitin 2020. Ndërkaq, tani ylli polak dëshiron me çdo kusht që të largohet këtë verë nga Bayerni, dhe si duket ai nuk është fajtori i vetëm, pasi që “TZ” ka treguar se ai nuk përshtatej me ndryshimet taktike që trajneri Julian Nagelsmann kërkonte.

Sipas “TZ”, Nagelsmann synonte që të përforconte skuadrën e tij dhe aplikonte më shumë stilin e lojës nga krahët, ku edhe e sugjeronte Levandovskin ku të pozicionohet brenda 16-metërshit gjatë harkimeve.

Sidoqoftë, Levandovskit, nuk i ka pëlqyer kjo gjë pasi që nuk ngurroi t’i kujtonte trajnerit të tij se ishte ai, dhe jo Nagelsmann, që kishte shënuar 41 gola brenda një sezoni.

LEXO EDHE:

Back to top button