Zyrtare, Ismet Munishi është trajner i Prishtinës

Trajneri Ismet Munishi e kishte konfirmuar vetë se do të jetë trajneri më i ri i Prishtinës, përmes rrjetit social të tij “Facebook”. Munishi kishte përditësuar foton e tij të profilit, ku e kishte vendosur emblemën e tifo-grupit “Plisat”, ku këta të fundit janë përkrahësit e klubit nga kryeqyteti, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, sot para pak çastesh, klubi i Prishtinës përmes një videoje të postuar e bëri zyrtare se Munishi ka marrë drejtimin e klubit, dhe do ta udhëheqë atë me nisjen e sezonit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button