Naomi Osaka përsërit suksesin e vitit 2019

Tenistja japoneze Naomi Osaka është fituese e turneut grend slem “Australian Open”, pasi që në finale mundi amerikanen Xhenifer Brejdi me 2-0 në sete ose 6-4 dhe 6-3 në geme. Për tenistën nga Japonia, ky është titulli i dytë në “Australian Open”, duke përsëritur suksesin e vitit 2019. Ndërkohë Xhenifer Brejdi shijoi finale e parë në turnetë e mëdha dhe disa herë u vërjetë mungesa e përvojës, edhe pse amerikania ëhstë 25 vjeçare.

 

Kujtojmë se kjo ishte fitorja e 21-të radhazi për Naomi Osaka dhe titulli i katërt Grand Slam në karrierën e saj. Të dielën mbyllet turneu “Australian Open” me finalen në konkurencën e meshkujve në të clën takohen Novak Gjokoviq dhe Danill Medvedev.

LEXO EDHE:

Back to top button