Napoli dhe Spaleti kërkojnë mesfushorin shqiptarë te Sasuolo

Skuadra e Napoli është duke bërë shumë mirë, ndërsa kryeson Seria A me 18 pikë diferencë nga vendi i dytë, që mbahet nga Interi, ndonëse “zikaltërit” ende nuk e kanë mbyllur raundin e 23-të.

Ndërsa vijon të marrë rezultate pozitive, trajneri Luçiano Spalletti është duke menduar për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Nga mediet italiane raportohet se Napoli është duke vëzhguar me shumë interes mesfushorin e kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami-n, i cili aktualisht është i huazuar te Sasuolo deri në fund të këtij sezoni.

Kartonin e shqiptarit e posedon Empoli deri në verën e 2024-ës, por me formën e mirë dhe interesin e Napolit, skuadra që e ka në pronësi do pranonte ta shiste Bajramin për një shifër të kënaqshme dhe një transferim i tillë do i pëlqente shumë 23-vjeçarit./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button