Rikthehet çështja “Dibala”, argjentinasi kërkon rritje page

Paulo Dibala është kthyer në një çështje te Roma. Argjentinasi mbetet në qendër jo vetëm të klubit, por edhe merkatos. Rinovimi i ish-lojtarit të Juventusit shihet si një prioritet, por drejtuesit po ngurojnë t’i ofrojnë një rritje page nga 4.5 milionë në 6 milionë euro në vit.

Nëse negociatat dështojnë atëherë klubi do ta nxjerrë në merkato gjatë verës, pasi kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2025 dhe vlera e kartonit të tij do pësojë ulje më pas.

Për momentin, Dibala ka admirues në Premier Ligë, por deri më tani asgjë nuk është konkretizuar edhe pse në javët e fundit është përfolur për një interes të Njukasëllit. /Indexonline/

LEXO EDHE:

Back to top button