VIDEO/ I bërtiti arbitrit në fushë, gjesti që tërbon tifozët

Ronaldo fiton si protagonist, por nuk është i lumtur. Dy asiste të portugezit në ndeshjen e fituar 2-1 nga Al-Nassr i tij kundër Al-Tavon. Tri pikë themelore për verdheblutë, që arrijnë Al Ittihad dhe Al-Shabab në krye të tabelës së renditjes.

Një ndeshje me peshë specifike të rëndësishme bëri që Ronaldo të shfrynte kundër arbitrit për një penallti të paakorduar në fund të pjesës së parë. Reagimi i tij u bë “viral” brenda disa orësh.

 

 

Pak minuta nga fundi i pjesës së parë të lojës, mbrojtësi kundërshtar Naldo e preku topin me krah, por arbitri Albwili nuk e pranoi penalltinë.

“Hej, zgjohu!” Kështu iu drejtua CR7 arbitrit teksa skuadrat po ktheheshin në dhomat e zhveshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button