Napoli gati për marrëveshje, rezervon testet mjekësore për sulmuesin belg

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku pritet që nesër, të mërkurën, t’i nënshtrohet testeve mjekësore të Napolit. Lukaku është në prag të bashkimit me Napolin në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh nga Çellsi. Dy klubet tashmë kanë shtrënguar duart dhe avokatët e sulmuesit po finalizojnë detajet në lidhje me të drejtat e imazhit.

Sipas ekspertit të transferimeve të “Sky Sport Italia”, Xhanluka Di Marzio, drejtuesit e Napolit janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje të plotë sot, kështu që testet mjekësore të Lukakut tashmë janë rezervuar. Sipas raportimeve, ish- sulmuesi i Interit dhe Romës do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mërkurën, më 28 gusht.

Se çfarë do të ndodhë me Viktor Osimhen, mbetet për t’u parë. Nigeriani nuk është përfshirë në asnjë ndeshje nga Antonio Konte, por sulmuesi nuk është i gatshëm të kalojë në Superligën e Arabisë Saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button