Napoli konfirmon se Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19

Lajm i mirë për Gennaro Gattuso-n në funksion të ndeshjes së të dielës midis Napoli-t dhe Sampdoria-s.

Në fakt, trajneri gjithashtu do të jetë në gjendje të llogarisë dyshen Rrahamni dhe Hysaj, të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19 disa javë më parë dhe tani kanë dalë negativë.

Ky është njoftimi për shtyp nga Napoli.

“Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj testuan negativisht në testin e kryer dje nga ASL lokale”.

Rikuperimi i tyre është sigurisht i rëndësishëm dhe do të lejojë që trajneri napolitan të ndryshojë zgjedhjet e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button