Napoli në gjysmëfinale, shënon edhe Elmas

Skuadra e Napolit është e fundit që ka siguruar biletën e gjysmëfinales në Kupën e Italisë, duke mundur Spezian me 4-2. Vendasit shënuan katër golat e para para se mysafirët të rikthejnë goditjen me dy gola. Koulibali i dha avantazhin skuadrës së tij pas një asistimi nga Elseid Hysaj, ndërsa Hirving Lozano dyfishoi rezultatin në minutën (20′). Në vazhdim Zielinski asistoi për Politano, i cili shënoi në minutën (30′), për rëzultatin 3-0, ndërsa goditjen përfundimtare për pjesën e parë e dha Elif Elmas në minutën (40′).

 

Specia në minutën e 70-të përmes Gyasi shënoi golin e pare, ndërsa 3 minuta më vonë, Akampora vendosi rezultatin përfundimtar. Tani Napoli pritet të ndeshet me Atalantan në xhiron e ardhshme të Kupës së Italisë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button