Pandemia ka ndikuar në masë të madhe ndaj zejeve të vjetra

Ndër më të prekurit nga pandemia janë edhe zejtarët. Njëri prej 2 mijë zanatçinjve në Shkup Afrim Shabani i cili për vite të tëra i furnizon punuesit e filigranit me materialin bazë dhe këtë punë e ka mësuar që në moshë të hershme kur ishte angazhuar si çirak. Ka një javë që në dyqanin e tij nuk ka ardhur askush për furnizim. Ai thotë se do të ndientë shumë keqardhje nëse kriza ekonomike do ta detyronte që të heqë dorë nga zanati I tij, të cilin e praktikon tashmë sa vite.

“Mund të them që 80-90 % ka rënë puna. 08:15 Sot s’ka pasur asnjë që të furnizohet. Mundt ë them që këtë javë s kam pasur askënd për t’u furnizuar. 08:39 Shumë, është normale, sepse jemi munduar deri tani ta mirëmbajmë këtë biznes dhe për një kohë të shkurtër të mbullet është problem.06:48 Është një periudhë shumë e rëndë.07:56 Shumë e vështirë, sepse kemi harxhime që duhet t’i mbulojmë patjetër. Mirëpo, pa punë nuk mund të përballohen ato’ thotë Afrim Shabani – punues filigrani.

Aneta Atanasovska nga Oda e Zejtarëve thotë se po luftojnë për mbijetesë. Fatmirësisht nuk është mbyllur ndonjë, por ka disa të tillë që kanë informuar se nuk do të mund të mbijetojnë gjatë.

“Situata me zanatçinjtë këtë vit nuk është e mirë, sepse kriza me koronën na ka vazhduar edhe këtë vit. Zejtarët po përballen me probleme të shumtëa financiare. Ekzistojnë si aktiv vetëm në letër, por në fakt nuk funksionojnë, sepse nuk kanë kërkues të shërbimeve dhe produkteve të tyre- thotë Aneta tanasovska- Oda e Zanatçinjëve.

Pakoja e 3-të dhe e 4-të ekonomike ka ndikuar që zejtarët t’i mbijetojnë edhe për disa muaj krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Megjithatë, shpresa e tyre është se do të përfshihen edhe në pakon e 5-të, pasi edhe pse shpresat ishin me positive për vitin 2021, kriza ekonomike nuk do të largohet shpejt. Ndërkohë që nga një anë zejtarët përballen me krizën e shkaktuar nga virusi, nga ana tjetër tashmë disa vite janë pjesë e lojës së pandershme që u bën ekonomia gri. Shumë zanate janë zhdukur gjatë këtyre viteve, sepse të rinjtë nuk kanë shfaqur interes që t’i përvetësojnë të njëjtat.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button