Napoli njofton se sa kohë do të mungojë Amir Rahmani
Fitorja 1-0 kundër Sassuolos është e hidhur dhe e ëmbël, tre pikë, por lista e gjatë e dëmtimeve vazhdon, me Mateo Politano dhe Amir Rrahmanin të shtuar në këtë listë.
Për mbrojtësin kosovar është një tjetër pengesë, duke pasur parasysh se ai kishte qenë jashtë në gjysmën e parë të sezonit, duke humbur tetë ndeshje.
“Pas lëndimeve të pësuara në ndeshjen kundër Sassuolos, Mateo Politano dhe Amir Rrahmani iu nënshtruan testeve mjekësore në spitalin “Pineta Grande”. Politano pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Rrahmani pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e majtë. Lojtarët e Napolit kanë filluar tashmë procesin e rehabilitimit” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Napoli.
Rrahmani pritet të jetë jashtë fushave për 2 javë, ndërsa Politano për 1 muaj./Indeksonline/








