Napoli-Sosiedad për kualifikim, Milani për vendin e parë!

Liga Europa sjell raundin e 6-të të garave në grupe,e fundit në prag të fazës së dytë. Në orën 18:55, Napoli pret spanjollët e Real Sosiedadit në kaudër të Grupit F, ku është edhe AZ Alkmari, që nëse fiton ndaj Rijekës, avancon në fazën me eliminim direkt. Në terminim e njëjtë, mjaft nxitje pritet në përballjet Standard Liezh-Benfika dhe Rapid Vjenë -Molde,me norvegjezët që u mjafton edhe një barazim për të avancuar.

Ndërkohë në orën 21:00, Milani do të sfidojë në transfertën çeke, Spartën e Pragës, në një ndeshje ku Pioli do të aktivizojë të rinjtë dhe ata që kanë luajtur më pak, edhe pse në lojë është ende vendi i parë, pasi kualifikimin Milani e ka siguruar. Totenhami që synon kreun e grupit J, duhet të triumfojë në përballjen direkte ndaj Antverp në Londër, ndërkohë që Fejnord duhet të fitojë transfertën ndaj austriakëve të Volfsberger për të kaluar në 1/16-at.

LEXO EDHE:

Back to top button