NASA e zgjedh misterin e ‘spagetit’ të gjetur në sipërfaqen e planetit Mars

NASA e zgjedh misterin e ‘spagetit’ të gjetur në sipërfaqen e planetit Mars

Një objekt në formë të spagetit i zbuluar në sipërfaqen e planetit Mars është identifikuar nga NASA.

Substanca e çuditshme që i ngjan spagetit u fotografua nga roboti i agjencisë hapësinore Perseverance, i cili u ul brenda Kraterit Jezero vitin e kaluar.

Fotografia e cila për herë të parë u pa me 12 korrik nga roboti me madhësi veture, ndezi teori konspirative të mëdha rreth jetës së mundshme në Planetin e Kuq.

Por që NASA ka konfirmuar në një blog se forma në fakt është një copë e rrjetës Dacron, raporton The Mirror.

Ata ranë në përfundim se Dacron, e cila është pjesë e familjes së poliesterit, ka të ngjarë që ka ardhur nga një batanije termike e cila është përdorur në fazën e uljes së robotit në Mars.

Në blog thuhet: “Kjo copëz e rrjetës duket se ka pësuar një zbërthim ose shqyerje, duke sugjeruar që i është nënshtruar ndaj forcave të forta”.

Dëmtimi nga pajisjet e hyrjes, zbritjes dhe uljes është një pasojë e pashmangshme e kryerjes së një ulje të butë në Mars, por që mund të shfaqë një sfidë për ata që punojnë në misionin Perseverance .

Roboti u dërgua në Mars me mision për të shpuar për mostra guri dhe dheu të cilat do të mblidhen dhe do të kthehen prapa në Tokë në vitet 2030.

Analiza e mostrave mund të përcaktojë se nëse ka, ose nëse ka pasur ndonjëherë jetë në planetin Mars.

LEXO EDHE:

Back to top button