NASA ka zbuluar një tjetër planet të ngjashëm me Tokën

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka zbuluar një ekzoplanet të madh sa Toka, që rrotullohet rreth një ylli të vogël rreth 100 vite dritë larg.

Planeti quhet TOI-700 e dhe madhësia e tij na kujton planetin tonë. Ai u zbulua me ndihmën e Satelitit Transiting Exoplanet Survey, domethënë misionit TESS.

Një planet tjetër nga i njëjti sistem, i zbuluar në vitin 2020, quhet TOI 700 d, dhe ka përmasat e Tokës. Të dy ekzoplanetët janë në një distancë nga ylli i tyre që potencialisht lejon që uji të ekzistojë në sipërfaqe. Mundësia e ujit do të thotë që planetët mund të kenë kushtet për jetë.

Të dy ekzoplanetët janë në zonën e banueshme të yjeve të tyre dhe kanë orbita që zgjasin përkatësisht 37 dhe 28 ditë.

Të dy planetët u zbuluan gjatë misionit TESS që u nis në 2018. Deri më tani, katër planetë janë zbuluar në sistemin TOI-700.

LEXO EDHE:

Back to top button