NASA me paralajmërim: Ky muaj do të jetë më i nxehti në mijëra vjet, 2024 do të jetë edhe më i nxehtë

NASA me paralajmërim: Ky muaj do të jetë më i nxehti në mijëra vjet, 2024 do të jetë edhe më i nxehtë

Korriku i vitit 2023 ka të ngjarë të jetë muaji më i nxehtë në qindra, nëse jo mijëra vjet, thanë shkencëtarët e NASA-s në një tryezë të rrumbullakët me gazetarët, duke paralajmëruar se nxehtësia vetëm do të përkeqësohet.

– Po shohim ndryshime të paprecedentë në mbarë botën. Valët e të nxehtit që po shohim në SHBA, Evropë, Kinë dhe duke thyer rekorde të temperaturës… Nuk është çudi, tha Gavin Schmidt, drejtor i Institutit Goddard të NASA-s për Studimet Hapësinore.

Qershori i vitit 2023 ishte tashmë qershori më i ngrohtë i regjistruar, dhe korriku ka të ngjarë të jetë muaji më i ngrohtë në përgjithësi.

“Ne e dimë nga shkenca se aktiviteti njerëzor, kryesisht emetimet e gazeve serrë, po shkaktojnë pa mëdyshje ngrohjen që po shohim në planetin tonë,” tha Kate Calvin, shkencëtarja kryesore e NASA-s për klimën dhe këshilltare e lartë.

Shkencëtarët e NASA-s sqaruan se të dhënat e mbledhura dhe të analizuara nga Instituti Goddard tashmë e tregojnë këtë. “Ka pasur një rritje dekadale të temperaturave gjatë katër dekadave të fundit,” tha Schmidt.

Agjencia amerikane e hapësirës regjistroi për herë të fundit një rritje të tillë të temperaturave në korrik dhe gusht 2016 për shkak të një super El Niño gjatë dimrit të 2015 dhe 2016. Por këtë herë nuk është një tjetër ngjarje e ngjashme me El Niño. Valët e të nxehtit që po shihen aktualisht janë rezultat i ngrohjes së përgjithshme në mbarë botën, veçanërisht në oqeane.

– Prej shumë muajsh jemi dëshmitarë të temperaturave rekord në sipërfaqen e detit edhe jashtë tropikëve. Ne do të parashikojmë se kjo do të vazhdojë dhe arsyeja që mendojmë se do të vazhdojë është sepse ne vazhdojmë të lëshojmë gazra serë në atmosferë, tha Schmidt.

– Shanset janë 50-50 që 2023 të jetë viti më i nxehtë i regjistruar. Por 2024 do ta kalojë atë. Viti i ardhshëm do të jetë edhe më i ngrohtë për shkak të rritjes së El Niño, tha Calvin. Shkencëtarë të tjerë të NASA-s besojnë se ka një shans 80 për qind që viti 2023 të jetë viti më i nxehtë ndonjëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button