" "
Futbollisti i kombëtares së Holandës, Natan Ake ka vazhduar kontratën me ekipin e Man. Sitit. Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale dhe mbrojtësi 28-vjeçar ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2027.
Ake ishte transferuar në “Etihad” në vitin 2020 nga Bournemauti për 45 milionë euro. Kujtojmë që Ake në total me të gjitha klubet dhe në të gjitha garat ka zhvilluar 301 paraqitje, ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 12 asiste.








