NATO ka hapur një thirrje për profesionistë të rinj nga shtetet anëtare – afati i fundit i aplikimit është 31 maji

Programi i Profesionistëve të Rinj të NATO-s ka shpallur një thirrje për të tërhequr talente të reja nga vendet anëtare të Aleancës.

Programi trevjeçar u ofron kandidatëve të interesuar mundësinë për të zhvilluar karrierën e tyre dhe për të fituar një sërë përvojash brenda NATO-s. Kandidatët e përzgjedhur do të vendosen në organe të ndryshme të NATO-s për periudha njëvjeçare, për një total prej tre organesh të Aleancës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Pas përfundimit të programit tre-vjeçar, bazuar në nevojat dhe aftësitë individuale, pjesëmarrësit mund të caktohen në një pozicion në një nga organet e NATO-s ku kanë punuar më parë për një periudhë shtesë prej tre vitesh.

Programi është i hapur për aplikime nga të rinj të moshës 21-32 vjeç me diploma masteri të përfunduara, të paktën 1 vit përvojë pune dhe njohuri aktive të njërës prej dy gjuhëve zyrtare brenda NATO-s (anglisht ose frëngjisht).

Afati i fundit për aplikim është 31 maj 2026.

Më shumë informacion mund të gjeni në adresën e mëposhtme: https://bit.ly/3QNQtz6

LEXO EDHE:

Back to top button