Videolotaria Casinos Austria me Vardarin – vendosim bast për fitore!
Gjigandi i Maqedonisë i hendbollit KH Vardar 1961 sonte pret ekipin francez Montpellier në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës Evropiane EHF.
“Kuqezinjtë” përballen me një sfidë të madhe, duke anuluar një disavantazh prej dhjetë golash (33-23), dhe duke luftuar për një vend në turneun final të F4. Vetëm si një kujtesë e këndshme, Vardari ka treguar shumë herë gjatë historisë se di të ngrihet, kur është më e vështirë, me lojë të përkushtuar dhe pasion.
Ne vëmë bast për fitore! Në Videolotaria Kasinos Austria ne besojmë në ekip, në shpirtin e tyre luftarak dhe në sfidën që sjell fanella kuqezi. Mbështetja jonë është mbështetje për sportin, për bashkimin dhe për energjinë fituese që bashkon të gjithë Maqedoninë. Vardar 1961 është pikërisht kjo!
Në prag të ndeshjes, Vardar 1961 po përgatit një spektakël të vërtetë për tifozët. Edhe këtë herë, do të organizohet një zonë tifozësh përpara Qendrës Sportive Jane Sandanski, e cila do të jetë e hapur nga ora 18:30 në platenë përpara hyrjes kryesore.
Kur luan Vardari, luan zemra e Maqedonisë. Ne do të jemi këtu. Krah për krah. Deri në fund fare.
Ndeshja Vardar – Montpellier do të luhet sonte në orën 20:45, dhe kjo është një tjetër mundësi për të gjithë ne, që të krijojmë një atmosferë që i përshtatet Vardarit dhe ndeshjes evropiane në “Jane Sandanski”.







