NATO përforcon Lituaninë, 5 mijë trupa në gatishmëri të përhershme

NATO përforcon Lituaninë, 5 mijë trupa në gatishmëri të përhershme

Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka udhëtuar në Lituani për të inauguruar shtabin e brigadës së vijës së parë të NATO-s.

Forcat e reagimit të shpejtë prej 5000 trupash nuk do të qëndrojnë në Lituani, por do të jenë në gatishmëri të përhershme.

“Kjo brigadë e caktuar në Lituani mund të vendoset në Lituani brenda dhjetë ditëve. Ndodh  shumë  shpejtë. Kujtojmë se në rastin e Ukrainës, informacioni për përqendrimin e forcave ruse në kufirin e saj dihej për gati 90 ditë,” u shpreh ministri lituanez i Mbrojtjes.

Trupat e batalionit të këmbësorisë gjermane kryejnë stërvitje ushtarake me forcat lituaneze.

Ministrja tha se Gjermania pret që Lituania dhe një numër aleatësh të tjerë të NATO-s t’i bashkohen nismës së saj për krijimin e një sistemi të zgjeruar të mbrojtjes ajrore, duke e cilësuar një nga boshllëqet e mbetura të mbrojtjes.

Përballë kërcënimit ushtarak të Ukrainës, në vitet në vijim  Nato shpreson të krijojë më shumë pika ndërhyrjeje të vijës së parë./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button