Navalni do t’i mbijetojë helmimit – ALSAT-M

Paramedics load a stretcher into an ambulance that allegedly transported Russian opposition leader Alexei Navalny at Charite Mitte Hospital Complex where he will receive medical treatment in Berlin, Germany August 22, 2020. REUTERS/Christian Mang


Lideri i opozitës ruse Aleksej Navalni i cili u dërgua dje në spital në Gjermani do të mbijetojë nga helmimi, deklaroi Jaka Bizlij, aktivist dhe themelues i Fondacionit “Film për Paqen”.

“Ai do t’i mbijetojë sulmit helmues, por nuk do të jetë në gjendje të bëjë punë politike me muaj”, deklaroi Bizlij për “Billd”, fondacioni i të cilit siguroi transferimin e Navalnit nga Rusia në Gjermani, transmetojnë mediat britanike.

Navalni, të shtunën u transferua nga një spital në qytetin siberian Omsk për në Gjermani, pasi mjekët konstatuan se është në gjendje të qëndrueshme për të udhëtuar.

Opozitari dhe blogeri rus aktualisht është në gjendje kome të induktuar dhe po kurohet në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin “Çarite” në Berlin.

LEXO EDHE:

Back to top button