NBA, Celtics shënon fitoren e radhës

NBA, Celtics shënon fitoren e radhës

Boston Celtics kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA. Në ndeshjen e zhvilluar, Celtics fitoi Hornets me 11 pikë diferencë 127:116. Ka qenë një sfidë e dominuar nga vendasit që nga fillimi deri në fund të saj, me Celtics që krijuan epërsi dhe e ruajtën atë.

Tatum ishte fantastik në këtë duel me 41 pikë, katër kërcime e katër asistime. Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe White që shtoi 33 pikë dhe shtoi 10 asistime. Te mysafirët më i dalluari ishte Rozier me 27 pikë si dhe Lamelo Ball me 24 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë edhe Miami Heat ka marrë fitoren e radhës në NBA, duke e mposhtur me rezultatin 97 – 93 skuadrën e Rockets. Ndeshja filloi në mënyrë të baraspeshuar nga të dy ekipet.

Diferencën e vetme e bën Miami Heat në çerekun e dytë, kurse dy të fundit përfunduan me pikë të barabarta. Më i dalluari të Miami ishte Tyler Herro. Kurse te  Rockets më i miri ishte Smith me 22 pikë gjithsej.

LEXO EDHE:

Back to top button