Osmani: Mercenarë rusë po ndihmojnë Serbinë

Osmani: Mercenarë rusë po ndihmojnë Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë. Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani, duke mos ofruar dëshmi për këto pretendime.

Presidentja e Kosovës tha se strategjia e fshehur për kontrabandimin e armëve dhe municioneve është duke u zhvilluar në të paktën gjashtë muajt e fundit. Sipas Osmanit, kjo strategji ka synimin “e njëjtë” me atë që përdori presidenti rus, Vladimir Putin, kur aneksoi paligjshëm Krimenë. Zyrtarët e Kosovës edhe më herët kanë thënë se në veri të Kosovës mund të ketë përfshirje të personave që kanë lidhje direkte apo indirekte me mercenarët e Wagner-it. Kosova po ashtu ka akuzuar Rusinë se po e nxit Serbinë që të rrisë tensionet me Kosovën. Moska ka mohuar këto akuza të Prishtinës.

LEXO EDHE:

Back to top button