NBA, disfatë për Milloukin dhe Lejkersin


Dy ekipet më të mira në sezonin e rregullt në NBA, Millouki dhe Los Anxhelos Lejkers, nisën garat e plej offit me disfatë. Millouki, u mund nga Orlando, pran rezultatit 122-110, ndërsa Portlandi befasoi Los Anxhelos Lejkersin, duke shënuar fitore me rezultat 100-93. Lilard ishte më efikas te Portlandi me 34 pikë, ndërsa 23 pikët e Lebron Xhejmsit dhe 28 pikë të Entoni Dejvisit, nuk ishin të mjafueshme për të parandaluar disfatën e skuadrës nga Los Anxhelosi.

Në përballjet e tjera, Xhejms Harden me 37 pikë, drejtoi Hjustonin deri te fitorja 123-108 ndaj Oklahoma Sitit. Ndërkohë Xhimi Batler me disa tentime të realizuara për 3 pikë, në fund të takimit, siguroi fitoren për Majamin ndaj Indianës me rezultat 113-101.

LEXO EDHE:

Back to top button