NBA gjobit skuadrat për “pushim” të panevojshëm të lojtarëve

NBA ka ndëshkuar Juta Xhazin me 500,000 euro dhe Indiana Pejsers me 100,000 euro për vendime të “pabesueshme” të lëvizjes së lojtarëve të shëndetshëm gjatë ndeshjeve të fundit të sezonit.

“Veprime të tilla, që vendosin prioritetin tek drafti mbi fitoren, minojnë integritetin e NBA-së. Ne do të reagojmë ndaj çdo veprimi të mëtejshëm që cenon konkurrencën tonë”, ka thënë tha komisioneri i NBA-së, Adam Silver.

Mes lojtarëve që nuk morën pjesë pavarësisht shëndetit të tyre është edhe Jusuf Nurkiç, i cili mungoi në tre nga gjashtë ndeshjet e fundit të Juta Xhaz-it.

Edhe Lauri Markkanen nuk luajti në dy nga tetë ndeshjet e fundit, ndërsa NBA-ja përmendi veçanërisht ndeshjet ndaj Orlando Mexhik më 7 shkurt dhe Majami Hit më 9 shkurt, ku Juta Xhaz luajti me formacionin kryesor, por Markkanen dhe Xharen Xhekson Jr. nuk ishin në parket gjatë çerekut të fundit.

Trajneri i Juta Xhazit, Uill Hardi, deklaroi: “E vendosa Laurin në stol për shkak të limitimit të minutave nga stafi mjekësor. Nëse stafi vendos kufizim minutash, unë përpiqem ta mbaj Laurin të shëndetshëm”.

Indiana u gjobit për 100,000 euro pasi nuk aktivizoi Paskal Siakam dhe dy starterë të tjerë në ndeshjen kundër Juta Xhazit më 3 shkurt, e cila përfundoi me humbje 131-122.

LEXO EDHE:

Back to top button