Cveta Ristovska dorëhiqet nga Antikorrupsioni, kjo është arsyeja

Cveta Ristovska dorëhiqet nga Antikorrupsioni, kjo është arsyeja

Gazetar: Petar Çausheski

Anëtarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Cveta Ristovska sot dorëzoi dorëheqjen e saj në Kuvend. Ristova thotë se dorëheqjen e saj vjen si pasojë e polemikave publike dhe dyshimeve lidhur me punën e saj në komision.

“Më vjen keq nëse rrethana të caktuara, përfshirë edhe lëshime të mundshme administrative, kanë çuar në dyshime të pabazuara në opinion. Në të gjitha situatat gjatë punës sime në Komision, ku ekzistonte mundësia për konflikt të mundshëm interesi, kam kërkuar përjashtim, në përputhje me ligjin. Asnjëherë nuk kam pasur qëllim të fsheh ndonjë informacion, përkundrazi, kam respektuar detyrimet ligjore”, tha Cveta Ristovska, Anëtare e Antikorrupsionit.

Në dorëheqje, Ristovska thekson se është e bindur se kushdo që ushtron funksion publik duhet të tregojë shkallën më të lartë të integritetit profesional dhe personal, ndërsa Komisionit Antikorrupsion i uroi kontribut profesional në shërbim të interesit publik. Komisioni Antikorrupsion kishte vepruar në dy lëndë kundër Ristovskës – njëra për mosdeklarim të pasurisë dhe tjetra për konflikt të mundshëm interesi.

Ristovska në fletën e saj anketuese nuk i kishte deklaruar firmat e fëmijëve të saj, ndërsa firma e njërit prej djemve kishte marrë para gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button