Trump thotë se Irani duhet të “ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit”

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani duhet të “ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit”, ndërsa skadoi afati i Memorandumit të Mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se zgjedhjet afatmesme në SHBA nuk janë faktor në mënyrën se si ai po e trajton konfliktin me Iranin. “Nuk kam një afat kohor… Nuk jam me nxitim”, shtoi ai. Më herët gjatë ditës, Presidenti amerikan përsëriti thirrjen që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, “në asnjë mënyrë”.

Irani tha se ka arritur një marrëveshje me Omanin mbi një plan që anijet të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila kalon midis dy vendeve, dhe palët tani po punojnë për një deklaratë të përbashkët. Duke folur në kryeqytetin iranian, Teheran, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se shkeljet “e rënda” nga SHBA-ja e bënë afatin e marrëveshjes tërësisht të pavlefshëm”, duke shtuar se forcat iraniane janë të gatshme.

“Dhe që tani e tutje, mund të jeni të sigurt se përdorimi i këtyre lloj metodash, metoda që ata i kanë provuar më parë pa marrë asnjë rezultat, nuk do t’u sjellë atyre një rezultat të ndryshëm. Sigurisht, kjo nuk është diçka që e kemi shqyrtuar vetëm tani. Për një kohë të gjatë, bazuar në vlerësimet tona të skenarëve të ndryshëm, duke përfshirë mundësinë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë me veprimet e tyre të liga kundër Iranit në mënyra të ndryshme, janë marrë përgatitjet dhe masat paraprake të nevojshme. Padyshim që Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha mjetet dhe kapacitetet për të penguar çdo akt të ri të lig”, deklaroi Esmail Baghaei, Zëdhënës I MPJ-së së Iranit.

Memorandumi SHBA-Iran, i nënshkruar në qershor, skadoi të hënën, ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button