BDI-ja akuzon ministrin e Drejtësisë Jeton Shasivari për prolongim të zgjidhjes për jurisprudencën. Ata thonë se deri sa Shasivari përgatitet për takim me studentët dhe konsultohet për zgjidhjen, 52 kandidatë do t’i nënshtrohen provimit në tetor, 12 prej të cilëve, shqiptarë. “Shasivari, dikur si profesor, kritikonte ministrin e atëhershëm të Drejtësisë për pamundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sot, si ministër, në vend që ta zgjidhë këtë çështje, kërkon edhe më shumë kohë, takime dhe konsultime. Shasivari duhet të përgjigjet: nëse provimi i jurisprudencës në shqip është vërtet “drejt zgjidhjes”, pse 12 kandidatë shqiptarë duhet ta japin edhe gjatë sesionit të tetorit në maqedonisht?” thonë kështu nga BDI-ja, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme./Alsat.mk
601 Less than a minute








