NBA, Majami fitore në serinë e finaleve

NBA, Majami fitore në serinë e finaleve

Miami Heat ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në serinë finale të NBA ndaj Denver Nuggets. Ashtu si ndeshja e parë, edhe e dyta u zhvillua në “Ball Arena” të Denver, ku Nuggets kanë pësuar para tifozëve të tyre nga Heat një disfatë me tre pikë diferencë 108:111. Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë, me Heat që në çerekun e katërt morën epërsinë dhe e menaxhuan mirë atë duke marrë një fitore shumë të vlefshme. Ylli nigerian Gabe Vincent ishte më efikasi te skuadra fituese me 23 pikë të realizuara. Me lojë të mirë u dalluan edhe Butler dhe Adebayo që shtuan nga 21 pikë të tjera në fitoren e madhe të Heat. Te vendasit më i dalluari ishte qendra Jokic me 41 pikë, 11 kërcime e katër asistime, derisa Murray shtoi 18 pikë të tjera. Finalja e madhe në NBA pas dy ndeshjeve të para barazohet në 1-1 dhe seria e finaleve tani zhvendoset në Miami. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button