Zlatan Ibrahimoviq përshëndetet me futbollin

Zlatan Ibrahimoviq përshëndetet me futbollin

Zlatan Ibrahimoviq i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në një mbrëmje speciale që klubi i Milanit i kishte dedikuara para ndeshjes ndaj Veronës. Sulmuesi suedez përshëndeti tifozët dhe mes lotëve mbajti një fjalim ku deklaroi edhe tërheqjen. Ky vendim është përshëndetur jo vetëm nga Milani por edhe nga PSG e Bajern Mynih. Klubi parisien që e ka pasur në skuadër sulmuesin suedez për disa sezone, i ka dedikuar edhe një postim ku e konsideron një karrierë të denjë për një mbret. “Një karrierë e denjë për një mbret! Urime Zllatan! Shpresojmë që të shihemi në ‘Park des Princes’”, shkruan klubi parisien. “Një karrierë fantastike vjen në fund, suksese në të ardhmen Zlatan”, shkruan Bajerni i Mynihut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button