NBA në vështirësi, 10 gjyqtarët me “Covid 19”

Drejtuesit e NBA-së kanë vështirësi me gjyqtarët, pasi 10 prej tyre aktualisht janë të infektuar me koronavirus dhe ndodhen në karantinë. Ndërkohë që, këtë sezon, 24 gjyqtarë në total, janë infektuar me virusin vdekjeprurës dhe kanë munguar në të paktën një ndeshje.
Sipas “ESPN”, drejtuesit e NBA-s shpresonë që deri në fund të sezonit të rregullt, situata të jetë më e mirë dhe të gjithë gjyqtarët të jenë në dispozicion për fazën play off. Kjo fazë nis pas gati një muaji.
Ndërkohë, ekipi i Milluokit ka vendosur që ditën e dielë t’u ofrojë falas një dozë të vaksinës “Pfizer” të gjithë tifozëve mbi 16 vjeç që do të vijnë në stadium, për të parë ndeshjen ndaj Bruklin Nets.
“Ne do të inkurajojmë të gjithë që të kryjenë vaksinën anti-Covid”, thanë drejtuesit e Milluoki Baks.