Pavlina Crvenkovska kryetare e re e Këshillit Gjyqësor

Këshilli Gjyqësorë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme me 12 vota “pro” ka zgjedhur Pavlina Crvenkovskën për kryetare të re, transmeton Alsat.

Pas zgjedhjeve, Crvenkovska u zotua se do të kryente me profesionalizëm  funksionin e Presidentit të Këshillit Gjyqësor me gjithë integritetin e saj.

“Detyra që më është dhënë sot une e kuptoj si e para në mesin e të barabartëve. Ne jemi një organ kolektiv dhe vendimet i marrim këtu me shumicën e votave. Roli im do të jetë vetëm të kontribuoj në forcimin e mëtejshëm të frymës ekipore të këtij Këshilli Gjyqësor”, tha Crvenkovska.

Sipas Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Gjyqësor bëhet nga anëtarët e këshillit me të drejtë vote e që zgjidhen nga Kuvendi, për një mandat prej dy viteve, pa të drejtë për rizgjedhje.

LEXO EDHE:

Back to top button