NBA nis hetime për kalimin e Bogdanoviqit në Milluoki

Drejuesit e NBA-s kanë nisur hetimet pas një mosmarveshjes mes Sakramentos dhe Milluokit, në të cilën basketbollisti serb Bogdan Bogdanoviq ishte në qendër të vëmendjes. Në ditët e kaluar, të gjithë mediat përcollën lajmin se Bogdanoviqi është dërguar në Milluoki, mirëpo ai është basketbollist i lirë dhe I kufizuar që të bisedojë me Sakramenton, por dhe me ekipet e tjera, kur të fillojë merkato i basketbollistëve.

Kjo pasi që transferimi është kompletuar disa ditë më parë , ndërsa një ditë më vonë erdhi lajmi që Bogdanoviqi nuk dëshiron të shkojë në Milluoki dhe nuk ka kontakte fare me këtë klub.

Dhe ashtu siç pritej, drejtuesit e NBA-s kanë nisur hetimet për atë se çka është vendosur mes dy klubeve dhe a është shkelur e drejta e basketbollistit në këtë rast.

LEXO EDHE:

Back to top button