NBA shpalos listën e konkuruesve për çmimin “MVP”

NBA bëri të ditur se përveç Nikola Jokiqit, i cili konsiderohet si favoriti më i madh për çmimin MVP, në arë janë edhe Xhoel Embid nga Filadelfia dhe Janis Adetokumbo nga Milluoki.

Ndërkohë Evan Mobi (Klivlendi), Skoti Barns (Toronto) dhe Kad Kanningam (Detroit) janë në garë për lojtarëin më tëmirë debutues të vitit, ndërsa Tajler Hiro (Majami), Kem Xhonson (Feniksi) dhe Kevin Lov (Klivlendi) po konkurrojnë për çmimin e lojtarit më të mirë të gjashtë.

Mbrojtësit kryesorë: Majkël Brixhis (Feniks), Rudi Gober (Juta Xhaz), Markus Smart (Boston).

Basktbollisti që ka shënuar më shumë përparim: Xha Morant (Memfis), Darius Garland (Klivlend), Dezhont Marej (San Antonio).

Trajneri i Vitit: Tejlor Xhenkins (Memfis), Erik Spolstra (Majami), Monti Uiliams (Feniks).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në muajin qershor, pas përfundimit të serisë finale në NBA.

LEXO EDHE:

Back to top button