Ndahen trofetë e parë në “Australian Open”

Filloi shpërndarja e trofeve në “Australian Open”. Fitues të titullit në garën e dysheve në konkurencën e femrave, janë dyshja e përbërë nga Eliz Martens dhe Arina Sabalenka. Në sfidën për titullin në Melburn, ata mundën dyshen Katerina Sinijakova – Barbora Krejçikova me 2-0 sete, ose 6-2 dhe 6-3 në geme.

 

Në duelin që zgjati vetëm 1 orë e 21 minuta, dominimi I dyshes Mertens-Sabalenka ishte totale dhe ky është trofeu i dytë , pas triumfin në US Open 2019.

Kujtojmë se finalja në konkuerencë e femrave (Osaka-Brejdi) do të zhvillohet të shtunën, ndërsa një ditë më pas është finalja në konkurencën e meshkujve.

LEXO EDHE:

Back to top button