Xhoshua: E di se do të përballem me më të mirën e Fjurit

Boksieri britanik Entoni Xhoshua nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë dhe po përgatitet intensivisht për duelin ndaj Tajson Fjuri. Një duel mes dy boksierëvë britanikë, që pritet të zhvillohet këtë verë dhe do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

 

Në një deklaratë për “Daily Mail”, Xhoshua që mban titujt e kategorive VBA, VBO dhe IBF, shprehet se pret përballë versionin më të mirë të Fjurit. Ai nuk beson në faktin se rivali i tij do të jetë mbipeshë, siç është dukur së fundi në rrjetet sociale, me Fjurin që del nga deti, ku po lahej në mes të dimrit dhe duket sikur ka vënë sërish bark.

LEXO EDHE:

Back to top button