Ndahet çmimi nobel për kimi

Ndahet çmimi nobel për kimi

Fituesit e çmimit Nobel të këtij viti në Kimi janë Mungi G. Bawendi, Louis E. Bruce dhe Aleksei I. Ekimov.

Çmimi iu dha atyre për “zbulimin dhe sintezën e pikave kuantike”, transmeton Telegrafi.

Kjo u bë e ditur në Stokholm nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.

CNN raporton se tre shkencëtarët punuan në zbulimin e pikave kuantike, aplikimet e të cilave variojnë nga llambat LED dhe ekranet e televizorit deri te pajisjet që përdorin kirurgët për të hequr indet kancerogjene.

Reuters raportoi se emrat e laureatëve u publikuan gabimisht disa orë para shpalljes zyrtare, pasi gazeta suedeze Aftonbladet mori para kohe një email me emrat e fituesve.

Komiteti Nobel për Kimi, i cili e jep çmimin, deklaroi se gabimi u bë nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.

Që të tre shkencëtaret do të ndajnë çmimin prej 860 mijë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button