Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur babai i Alison Beker!

Alison Beker ka marrë një goditje akoma më të rëndë, pasi ka humbur babain e tij në mënyrë të papritur. Hoze Agostinjo Beker është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare, duke i lënë një dhimbje të madhe familjes, por edhe dy djemëve Alison Beker që luan me Liverpulin dhe Muriel Gustavo Beker që gjithashtu luan në rolin e portierit dhe aktualisht aktivizohet me Fluminenesen.

 

 

Mediat braziliane bëjnë me dije se i ati i Alisonit është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të babait gardianit të Liverpullit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Tëitter”.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të portierëve, Alisson dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit paulistë.

Siç bëhet me dije, 57-vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqenin që ishte në pronësi të familjes dhe ndodhej shumë pranë vilës ku jetonin prindërit e portierit të Liverpulit.

LEXO EDHE:

Back to top button