Ndalesa e tenistëve, “ATP” kundër “Uimbëlldon”-it

Asociacioni i Tenistëve Profesionist, nuk është dakord me vendimin e organizatorëve të turneut Masters “Uimbëlldon”, i cili ndaloi paraqitjen e tenistëve nga Rusia dhe Bjellorusia.

“Konsiderojmë se ky vendim i njëanshëm I Uimbëlldonit dhe Federatës së Tenisit të Britanisë së Madhe, që të ndalojë paraqitjen e tenistëve nga Rusia dhe Bjellorusia, nuk është i ndershëm. Diskriminimi në bazë nacionale paraqet shkelje të marrëveshjes me Uimbëlldonin, sipas të cilës, tenistët janë caktuar në bazë të renditjes aktuale. Në javët në vazhdim do të tregojmë edhe hapat tona të mëtutjeshëm,” thuhet në kumtesën e ATP-së.

Me këtë rast Asociacioni i Tenistëve Profesionist, konfirmoi se në turnetë e tjerë, tenistët nga Rusia dhe Bjellorusia mund të marrin garojnë, por pa simbolet shtetërore.

LEXO EDHE:

Back to top button